Ndërlidhjet

PE nderon romët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore



Me rastin e përvjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqëndrimit Aushvic në vitin 1945, Parlamenti Evropian i ka nderuar sot romët e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Një e treta e të burgosurve në Aushvic ishin romë, por shumica e evropiane nuk e di këtë", tha kryetari i PE, Jirzhi Buzek.

Ai tha se vetëm "disa vende evropiane e kynë njohur zyrtarisht gjenocidin ndaj romëve".

"Ka ardhur koha" që këtë ta bëjë Parlamenti evropian, tha Buzek, duke shfaqur shpresën se "kjo tragjedi do të kuptohet më mirë" në të ardhmen.

Vlerësohet se 220 mijë deri 500 mijë romë të Evropës u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG