Ndërlidhjet

Kajro: Raportohet për tre protestues të vrarë në sheshin Tahrir


Gjatë mëngjesit të sotëm në Kajro ka pasur të shtëna nga armë të zjarrit, derisa përleshjet ndërmjet protestuesve dhe mbështetësve të presidentit Hosni Mubarak, po vazhdojnë.

Raportohet se tre protestues janë vrarë sot herët në mëngjes në sheshin Tahrir në Kajro.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me zëvendës presidentin e Egjiptit, Omar Suleiman, për ta dënuar dhunën dhe për të kërkuar nga Egjipti, që t’i dënoj ata që janë përgjegjës.

Dje, në ditën e nëntë të protestës, me të cilën kërkohet dorëheqja e presidentit Hosni Mubarak, pati dhunë, me ç’rast tre vetë u vranë, ndërsa së paku 600 të tjerë janë palgosur, derisa mbështetësit e qeverisë, disa prej tyre me deve dhe kuaj, i sulmuan protestuesit.
XS
SM
MD
LG