Ndërlidhjet

Poloni: Llukashenka mund të ballafaqohet me trazira


Ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, parashikon që presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Llukashenka, mund të ballafaqohet me një lloj të kryengritjes popullore, që tash po ndodh në botën arabe.

Këto komente ai i bëri në Varshavë, pas një takimi të donatorëve, në të cilën vendet kanë premtuar 120 milionë dollarë për grupet opozitare në Bjellorusi.

Konferenca e donatorëve me moton “Solidariteti me Bjellorusinë”, ku morën pjesë 36 vende, ishte e para e këtij lloji, që u fokusua në ndihmën financiare për OJQ-të, mediat e pavarura, për studentët dhe për të tjerët në këtë vend.

Kjo u bë një ditë pasi BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, në përgjigjje të goditjes së presidentit Llukashenka, kundër protestave në muajin dhjetor, pas rizgjedhjes së tij të kontestuar.
XS
SM
MD
LG