Ndërlidhjet

Turqi: Nga shpërthimi në Ankara – 30 të plagosur


Nga një shpërthim në një objekt industrial në Ankara të Turqisë, janë plagosur së paku 30 vetë.

Arsyeja e këtij shpërthimi nuk është e njohur, por mendohet se kjo ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit.

Raportohet se afro 50 punëtorë ishin në fabrikë, që prodhon gjeneratorë, kur ndodhi shpërthimi.

Dy katet e ndërtesës u shkatërruan, ndërsa ka shqetësime se disa njerëz janë të bllokuar në gërmadha.
XS
SM
MD
LG