Ndërlidhjet

OKB: Rritje rekorde e çmimeve globale të ushqimit


Të dhënat e publikuara sot nga ana e Kombeve të Bashkuara tregojnë se çmimet globale të ushqimit kanë arritur rekord të ri të lartë në muajin janar. Kjo e ka kaluar edhe pikën më të lartë të rritjes së çmimeve të ushqimit në vitin 2008, kur kjo gjë kishte shkaktuar trazira në disa vende.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Agrikulturë dhe Ushqim, e njohur me shkurtesën FAO, thotë se për shtatë muaj me radhë, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit ishte më i larti, prej vitit 1990.

Është thyer edhe rekordi i arritur në qershor të vitit 2008, gjatë krizës së ushqimit në periudhën 2007-2008.
XS
SM
MD
LG