Ndërlidhjet

Protesta të punëtorëve në Turqi



Policia e Turqisë ka përdorur vrushkuj uji dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë punëtorët, të cilët ishin drejtuar të protestojnë para ndërtesës së parlamentit.

Mijëra demonstrantë protestuan kundër propozim ligjit të ri mbi marrëdhëniet e punës.

Sipas propozimit, punëdhënësit mund t'i transferojnë punëtorët kundër vullnetit të tyre, punëtorët marrin përsipër përgjegjësinë për sigurimin shëndetësor, ndërsa punëdhënësit mund të punësojnë bashkëpunëtorë të rinj katër muaj pa pagesë.
XS
SM
MD
LG