Ndërlidhjet

Lajçak: Institucionet do zbardhin 21 janarin



I dërguari i BE-së për krizën në Shqipëri, Mirosllav Lajçak, tha se ka arsye që Brukseli të jetë i shqetësuar për gjendjen në Shqipëri.

Lajçak pas takimeve me Topin, Berishën e Ramën tha se duhet zbardhur e vërteta për ngjarjet 21 janarit.

“Duhet të jenë institucionet shtetërore të Shqipërisë që të bëjnë hetimet për ngjarjet e 21 janarit. Hetimi parlamentar mund të plotësojë, por nuk mund të zëvendësojë hetimet që duhen bërë. Ne kemi besim të plotë tek institucionet shqiptare që do të zbulojnë të vërtetën e plotë për 21 janarin”, tha Lajçak. Ai ka shtuar se ekziston rreziku real për përshkallëzimin e dhunës.

Diplomati evropian ka kërkuar nga të gjitha partitë politike të përgatiten për zgjedhjet lokale të 8 majit, në mënyrë që ato të përmbushin standardet.

“Zgjedhjet vendore të 8 majit janë përgjegjësi e partive politike. Ato duhet të jenë gati që të bëhen zgjedhje të standardeve ndërkombëtare. Udhëheqësit tuaj politikë kanë përgjegjësi për ta çuar vendin drejt afrimit me BE-në”, tha Lajçak.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Lajçak qëndron në Tiranë.
XS
SM
MD
LG