Ndërlidhjet

Shkup: Fillon gjykimi i El-Masrit



Sot në Shkup fillon procesi gjyqësor mbi bazë të ankesës së shtetasit gjerman me origjinë libaneze, Kaled al-Masri, i cili e padit shtetin e Maqedonisë se në vitin 2003 ishte rrëmbyer nga autoritetet maqedonase dhe u ishte dorëzuar agjentëve të CIA-s, të cilët, siç pohon, katër muaj e kanë torturuar në një burg të fshehtë në Afganistan.

El-Masri ka kërkuar dëmshpërblim prej 50 mijë euro, dhe qeveria t'i kërkojë falje.

Ai po zhvillon proces kundër Maqedonisë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, pasi nuk arriti të ngritë proces para gjykatave në SHBA dhe Gjermani.
XS
SM
MD
LG