Ndërlidhjet

Protesta të reja në Jordani



Rreth 1000 protestues janë mbledhur sot para zyrës së kryeministrit të Jordanisë duke kërkuar reforma. Protesta ishte organizuar nga Fronti i Veprimit Islamik, krahu politik i "Vëllazërisë Myslimane" në këtë vend.

Të martën, Mbreti Abdullah, emëroi Maruf Bakhitin si kryeministër pas shkarkimit të qeverisë së mëhershme. Shkarkimi erdhi si rezultat i protestave të qytetarëve.

Mbreti Abdullah ka zhvilluar bisedime me Frontin e Veprimit Islamik dhe është angazhuar për "hapa serioze" për ndryshime.

Edhe në Sirinë fqinje, aktivistët e opozitës kanë lajmëruar mbajtjen e demonstratave ku do kërkohen reforma.
XS
SM
MD
LG