Ndërlidhjet

Policia në Kajro ndalon gazetarët e Radios Evropa e Lirë



Dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë janë ndaluar nga policia në Egjipt. Robert Tait dhe Abdullah Nuaimi, të dy shtetas britanikë, gjatë kontaktit të fundit me REL, vetëm pak orë më parë, thanë se janë marrë nga policia në Kajro.

Nuaimi dhe Tait kanë konfirmuar se po mbahen në një ndërtesë, që duket të jetë stacion policie në zonën Al-Azhar të Kajros.

"I bëjmë thirrje autoriteteve egjiptiane të lirojnë menjëherë korrespondentët tanë dhe t'i kthejnë atyre edhe paisjet e punës", deklaroi Xhei Tolson, drejtor i redaksisë qëndrore të REL.
XS
SM
MD
LG