Ndërlidhjet

55 mijë protestues në Beograd


Dhjetëra mijëra mbështetës të nacionalistëve janë mbledhur në Serbi për të protestuar kundër qeverisë. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme për shkak të thellimit të krizës ekonomike.

Rreth 10 mijë policë janë në rrugët e Beogradit për të mos lejuar shndërrimin e protestës në dhunë.

"Për dhjetë vjet Serbia ka jetuar nën qeveri të paafta dhe të korruptuara", tha kreu i Partisë Serbe të Progresit, Tomisllav Nikoliq, përpara turmës. Kjo e fundit thërriste "Hajdutë" dhe "Ndryshime".

Udhëheqësit e opozitës gjatë fjalimeve të mbajtura theksuan se do ta bllokojnë kryeqytetin serb nëse kërkesa e tyre për zgjedhje të parakohshme nuk përmbushet brenda dy muajve.

Burimet policore thanë se rreth 55 mijë vetë po marrin pjesë në protestën e opozitës.
XS
SM
MD
LG