Ndërlidhjet

Çejni: Mubaraku, mik dhe aleat i fortë i SHBA-ve


Ish-nënpresidenti amerikan, Dik Çejni, e vlerësoi presidentin Hosni Mubarak si njeri të mirë dhe mik të fortë të Shteteve të Bashkuara, por tha se populli egjiptian do të vendosë për fatin e tij si lider.

“Në fund të fundit, çdo gjë që do të vijë, do të vendoset nga populli”, tha ai.

Çejni ishte sekretar i mbrojtjes së SHBA-ve në vitin 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin. Ai tha se Mubarak ishte një kontribues i madh në reagimet ushtarake kundër Bagdadit.

Çejni po ashtu i ka bërë thirrje administratës së presidentit Obama të veprojë me kujdes ndaj situatës në Egjipt.
XS
SM
MD
LG