Ndërlidhjet

Ivanov: Tërheqja e NATO-s nga Afganistani, kërcënim për Rusinë


Zëvendëskryeministri rus, Sergei Ivanov, tha se tërheqja e trupave të NATO-s nga Afganistani, mund të paraqesë kërcënim për Rusinë.

Ai tha se është i shqetësuar posaçërisht për situatën në Afganistanin verior, që kufizohet nga republikat e Azisë Qendrore.

Megjithatë, Ivanov deklaroi se është i vetëdijshëm që “situata në Afganistan është e vështirë dhe se nuk shihet dritë në fund të tunelit”.

Zëvendëskryeministri rus i bëri këto komente në konferencën e sigurisë globale në Mynih.
XS
SM
MD
LG