Ndërlidhjet

Klinton mirëpret përfshirjen e opozitës egjiptiane në bisedime


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka mirëpritur përfshirjen opozitës egjiptiane në bisedimet politike në Kajro, duke thënë se Uashingtoni do të "presë e të shohë" se si do të zhvillohen negociatat.

"Sot kemi mësuar se Vëllazëria Myslimane ka vendosur të marrë pjesë - gjë që do të thotë se ata të paktën janë përfshirë në dialogun që ne kemi inkurajuar. Ne e kemi bërë të qartë atë që presim", ka thënë Kilinton.

Grupi më i madh opozitar në Egjipt ka njoftuar sot se do të hyjë në bisedime me zyrtarët për t’i dhënë fund krizës politike në vend.
XS
SM
MD
LG