Ndërlidhjet

Alpinistët amerikanë dalin para gjyqit


Tre amerikanët e akuzuar për spiunazh kundër Teheranit kanë dalë sot para gjyqit iranian.

Sarah Shourd, Xhosh Fatal dhe Shejn Bauer u arrestuan në korrik të vitit 2009 derisa ecnin në afërsi të kufirit Iran-Irak. Shourd, e cila ishte liruar me kusht shtatorin e kaluar, nuk ishte në gjykatë.

Dy të akuzuarit tjerë thuhet se u deklaruan të pafajshëm në fillim të gjykimit, ndonëse seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Tre alpinistët amerikanë akuzohen për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme dhe për spiunazh.
XS
SM
MD
LG