Ndërlidhjet

Aksidentohet ngasësi i Formulës 1


Ngasësi polak i Formulës 1 është lënduar rëndë gjatë një aksidenti me makinë në afërsi të Gjenovës.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Robert Kubica ka pësuar thyerje të shumta dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent.

“Roberti është shumë i fortë dhe do t’ia dalë“, u tha mediave menaxheri i tij, Daniele Morelli.

Në kohën e aksidentit, Kubica ishte me komandat e Skoda Fabija-s para startit të relit Ronde di Andora.
XS
SM
MD
LG