Ndërlidhjet

Presidenti sudanez pranon pavarësimin e jugut



Presidenti i Sudanit, Omar Hasan al Bashir, tha se do ta pranojë votën e pjesës jugore të vendit për shkëputje nga Kartumi.

"Sot do të deklarojmë para botës pranimin dhe respektimin e zgjedhjes së popullit të jugut", tha al Bashir.

Sudani i Jugut votoi masivisht për pavarësi gjatë referendumit të zhvilluar në muajin janar. Pjesa jugore e Sudanit është e pasur me burime nafte e gazi, por infrastruktura për përpunimin e hidrokarbureve gjendet në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG