Ndërlidhjet

Algjer: Autoritetet nuk e lejojnë opozitën të protestojë



Autoritetet nuk e kanë lejuar opozitën që të protestojë të shtunën në kryeqytetin Algjer, dhe të kërkojë dorëheqjen e presidentit Abdelaziz Butefika.

Zyrtarët thanë se protestat mund të mbahet në çdo sallë të qytetit, por jo në rrugë, transmetoi AFP.

Megjithate, Liga për Kulturë dhe Demokraci ka paralajmëruar se përkundër ndalesës, do ta mbajë marshin protestues në kryeqytet.

Grupet opozitare kërkojnë heqjen e gjendjes së jashtzakonshme, e cila është në fuqi prej 19 vitesh, ndryshimin e sistemit dhe dhënien fund të sundimit të presidentit Butefika për shkak të papunësisë së lartë dhe rritjes së çmimeve.
XS
SM
MD
LG