Ndërlidhjet

Asanzh sërish para gjykatës londineze


Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, është paraqitur para gjykatës së Londrës, në ditën e dytë të seancës për ekstradim.

Drejtësia britanike pritet të vendosë nëse do të lejohet dërgimi i tij në Suedi. Autoritetet suedeze e akuzojnë Asanzhin për disa krime seksuale, të cilat ai vetë i ka mohuar.

Të hënën avokatët mbrojtës argumentuan se nëse Asanzh detyrohet të kthehet në Suedi, ai nuk do të përballet me gjykim të drejtë dhe mund të esktradohet në Shtetet e Bashkuara, për akuzat që lidhen me publikimin e disa dokumenteve zyrtare të SHBA-ve nga ana e WikiLeaks-it.

Vendimi i gjyqtarit për ekstradim ose jo është shtyrë për më vonë. Asanzh u arrestua në Londër në dhjetorin e kaluar, me kërkesën e Suedisë, por u lirua me kusht pasi kaloi nëntë ditë në burg.
XS
SM
MD
LG