Ndërlidhjet

Egjipt: Plan për transferimin paqësor të pushtetit


Zëvendëspresidenti i Egjiptit, Omar Sulejman, tha se qeveria ka një plan dhe agjendë të caktuar për transferimin paqësor të pushtetit. Suleiman premtoi se nuk do të ketë hakmarrje ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vjetëve në pushtet.

Mubarak ka thënë se do të tërhiqet në shtator, kur edhe skadon mandati i tij presidencial.

Ndërkaq, protestat kundër regjimit kanë hyrë në javën e tretë të tyrë. Mijëra demosntrues janë tubuar edhe sot në sheshin Tahrir të Kajros.
XS
SM
MD
LG