Ndërlidhjet

Su Çi kërkon bisedime për ndryshimin e sanksioneve


Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Su Çi, kërkoi nga vendet perëndimore të shqyrtojnë ndryshimet e mundshme të sanksioneve kundër Mianmarit.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe tha se lirimi i të gjithë të burgosurve politikë ka qenë një “kërkesë vendimtare” për fundin e masave ndëshkuese.

San Su Çi kërkoi bisedime me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera “me qëllim të arritjes së marrëveshjes se kur, si dhe në çfarë rrethanash mund të modifikohen sanksionet në interes të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe një mjedisi të shëndetshëm ekonomik”.
XS
SM
MD
LG