Ndërlidhjet

Asanzh rikthehet në gjyq të premten


Seanca gjyqësore për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, do të rifillojë të premten. Gjykatësi Hauard Ridëll tha se dy ditë nuk ishin të mjaftueshme për të përfunduar dëgjimin.

Drejtësia britanike pritet të vendosë nëse do të lejohet dërgimi i Asanzhit në Suedi. Autoritetet suedeze e akuzojnë atë për disa krime seksuale, të cilat ai vetë i ka mohuar.

Të hënën avokatët mbrojtës argumentuan se nëse Asanzh detyrohet të kthehet në Suedi, ai nuk do të përballet me gjykim të drejtë dhe mund të esktradohet në Shtetet e Bashkuara, për akuzat që lidhen me publikimin e disa dokumenteve sekrete të SHBA-ve nga ana e WikiLeaks-it.
XS
SM
MD
LG