Ndërlidhjet

Raporti: Al-Kaida – thirrje për xhihad për protestuesit në Egjipt


Grupi i lidhur me al-Kaidën në Irak, i njohur me emrin Shteti Islamik i Irakut, u ka bërë thirrje protestuesve në Egjipt, që të udhëheqin xhihad dhe të bëjnë presion për krijimin e qeverisë së mbështetuar në ligjin islamik.

Kjo është raportuar nga shërbimi vëzhgues SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Sipas këtiju raporti, kjo thirrje, që duket se është reagimi i parë i ndonjë grupi të ndërlidhur me al-Kaidën, ndaj protestave në Egjipt, është publikuar dje në forumet xhihadiste.

Mesazhi, i adresuar për protestuesit, thotë se “tregu i xhihadit” është hapur në Egjipt dhe se “dyert për martirët janë hapur” dhe se secili njeri duhet të marrë pjesë.
XS
SM
MD
LG