Ndërlidhjet

Kantrimen anulon vizitën për sot në Kosovë


Me gjithë paralajmërimet se në Kosovë sot arrin ndihmës-sekretari amerikan i
shtetit për Evropën dhe Azinë, Tomas Kantrimen, vizita e tij për sot është anuluar, për shkak të vonesave në linjat ajrore.

Kantrimen ka qëndruar të martën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën.

Ai ka deklaruar se Shetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
XS
SM
MD
LG