Ndërlidhjet

Protestuesit egjiptianë bllokojnë parlamentin


Protestuesit në Egjipt kanë bllokuar hyrjen e parlamentit dhe vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Tahrir për të gjashtëmbëdhjetën ditë me rradhë.

Forcat e sigurisë, të mbështetura dhe nga automjetet e ushtrisë, kanë mbrojtur ndërtesën e parlamentit, por nuk janë raportuar përleshje. Shumica dërrmuese në parlamentin egjiptian përbëhet nga partia e Mubarakut.

Zëvendëspresidenti Omar Sulejman tha se qeveria ka një plan dhe afate kohore për transferimin paqësor të pushtetit. Ai tërhoqi vërejtjen se reformat e nxituara mund të shkaktojnë kaos.

Uashingtoni i ka bërë thirrje qeverisë egjiptiane për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi prej 30 vitesh dhe t'i japë fund keqtrajtimit të gazetarëve dhe aktivistëve.

XS
SM
MD
LG