Ndërlidhjet

Kroacia kërkon ekstradimin e Momiçit



Kroacia ka kërkuar nga Franca që t'i dorëzojë ish paraushtarakun serb, Millorad Momiç. Momiç akuzohet për krime lufte kundër civilëve në fillim të konfliktit në ish Jugosllavi.

Momiç, aktualisht 47 vjeçar është akuzuar nga gjykata e Vukovarit për vrasjen e një civili dhe keqtrajtimin fizik të shumë të tjerëve. Krimet janë kryer në vitin 1991 në fshatin Berak pranë Vukovarit.

Momiç ka qenë anëtar i njësisë famëkeqe paraushtarake serbe "Skorpionët" që morrën pjesë dhe në krimet në Bosnjë e Kosovë.
XS
SM
MD
LG