Ndërlidhjet

Kantrimen u takua me Topin, Berishën e Ramën



Tomas Kantrimen, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, gjatë qëndrimit në Tiranëu takua me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama.

Gjendja politike në Shqipëri, me theks të veçantë pas ngjarjeve të 21 janarit ishte ne qendër të takimeve.

Kantrimen theksoi qëndrimin e njohur të Shteteve të Bashkuara lidhur me nevojën për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, rivendosjen e dialogut politik, një hetim tërësor, që do të vërtetonin funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracinë funksionale të një vend anëtar të NATO-s.

Nesër Kantrimen do të qëndrojë në Shkup.
XS
SM
MD
LG