Ndërlidhjet

SHBA: Egjipti dështoi t'i plotësojë kërkesat e protestuesve



Shtetet e Bashkuara e kanë rritur trysninë ndaj Egjiptit për t'i përshpejtuar ndryshimet politike.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha se Uashingtoni po pret hapa "realë dhe konkretë" për ta transferuar pushtetin nga 82 vjeçari Hosni Mubarak.

Presidenti Barak Obama e ka përforcuar këtë mesazh në një bisedë telefonike me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite

Obama e ka theksuar nevojën për "hapa të menjëhershëm drejt tranzicionit të rregullt, i cili do të ishte kuptimplotë, i qëndrueshëm, legjitim dhe i përgjegjshëm", njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Përkundër protestave dy javore, Mubarak refuzon të largohet dhe vetëm thotë se nuk do të garojë në shtator.

Ben Rouds, zëvendës këshilltar për siguri kombëtare, tha se Egjipti ka bërë shumë, por duhet të bëjë më tepër.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Abul Geit, sugjeroi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen t'ia imponojnë Kairos vullnetin e tyre.

Në Kairo, protestat antiqeveritare vazhduan të përhapen nga sheshi Tahrir edhe rreth ndërtesave qeveritare, përfshirë parlamentin.

Protestat gjithashtu janë përhapur edhe në qytete tjera të vendit.
XS
SM
MD
LG