Ndërlidhjet

NATO u ofron forca paqëruajtëse Izraelit dhe Palestinës



NATO do t'u ofrojë forca paqëruajtëse Izraelit dhe Palestinës nëse dy palët e kërkojnë këtë në marrëveshjen paqësore, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fog Rasmusen.

Gjatë një vizite në Izrael, Rasmusen shtoi se NATO do të ndërhynte nëse do të shkelej marrëveshja e ardhshme paqësore apo nëse njërës palë do t'i duhej mbështetje.

Deri atëherë, NATO "nuk do të përfshihet në procesin paqësor në Lindjen e Mesme dhe nuk kërkon të ketë rol në të", tha Rasmusen në konferencën vjetore për sigurinë në qytetin Hercli, në veri të Tel Avivit.
XS
SM
MD
LG