Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës konstituohet më 24 shkurt



Kuvendi i ri i Kosovës i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit do të mblidhet në 24 shkurt.

Përfaqësuesit e partive politike, në takimin e mbajtur me ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, e kanë caktuar 24 shkurtin si datë për konstituimin e Parlamentit të ri.

“Rrethanat aktuale politike nuk e mundësojnë krijimin e institucioneve deri më 17 shkurt”, ka deklaruar Krasniqi, pas takimit.

Në mbledhjen e parë pritet të zgjedhet kryetari dhe kryesia e kuvendit.
XS
SM
MD
LG