Ndërlidhjet

'Gjyshi bandit' deklarohet fajtor



Një plaçkitës i bankave në Shtetet e Bashkuara, i njohur si 'gjyshi bandit', ka pranuar se ka grabitur 26 banka në 15 shtete amerikane.

Pesëdhjetë e tre vjeçari Majkëll Frensis Mara nga Baton Ruzh, Luiziana, u deklarua fajtor për dy pika të aktakuzës, dhe mund të dënohet deri me 20 vjet burg.

Mara i tha gjykatës se ai kishte vjedhur gjithsejt 83 mijë e 868 dollarë gjatë grabitjeve.
XS
SM
MD
LG