Ndërlidhjet

Refugjatët sudanezë kthehen nga veriu


Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara tha se rreth 800 mijë sudanezë jugorë do të kthehen brenda vitit nga veriu, pasi Sudani i Jugut ka shpallur pavarësinë.

“Rreth 200 mijë janë kthyer vetëm gjatë tre muajve të fundit. Ndërkaq, rreth 75 mijë të tjerë janë në procedura të kthimit”, tha Adrian Eduards, zëdhënës i Zyrës së Komisionarit të Lartë për Refugjatë.

Bëhet e ditur se UNHCR-ja ka zhvilluar një takim me donatorët për të kërkuar 53.4 milionë dollarë, në mbështetje të të kthyerve.
XS
SM
MD
LG