Ndërlidhjet

Obama: Egjipti s’do të jetë më i njëjti


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka mirëpritur largimin nga pushteti të presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.

“Egjipti ka luajtuar një rol kryesor në historinë e njerëzimit për mbi 6,000 vjet, por gjatë disa javëve të fundit, rrota e historisë u kthye me një ritëm verbues, derisa populli kërkonte të drejtat universale”, tha Obama.

“Populli egjiptian ka folur, zëri i tij është dëgjuar dhe Egjipti kurrë më nuk do të jetë i njëjti”, shtoi presidenti amerikan.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë partnere të Egjitit dhe të gatshme për të dhënë ndihmën e nevojshme për një tranzicion të besueshëm drejt demokracisë.
XS
SM
MD
LG