Ndërlidhjet

Shkup: Viktima e shtatë nga gripi i derrit


Një burrë 59-vjeçar ka vdekur pas infektimit me virusin A-H1N1. Kjo vdekje çon në shtatë numrin e viktimave nga gripi i derrit për këtë sezon në Maqedoni.

Autoritetet spitalore thanë se viktima ishte pranuar në gjendje të rëndë, më 9 shkurt.

Në klinikën infektive të Shkupit, në 24 orët e fundit, janë hospitalizuar dhe pesë pacientë të rinj.
XS
SM
MD
LG