Ndërlidhjet

Zvicër: Referendum për ndalimin e armëve


Në Zvicër sot mbahet referendumi mbi ndalimin e mbajtjes së armëve në shtëpi pas kryerjes së shërbimit ushtarak – një praktikë kjo e cila në këtë vend ekziston që nga viti 1874.

Në këtë mënyrë, partitë e majta dhe organizatat feministe, që janë nismëtare të propozimit, duan të zvogëlojnë numrin e vetëvrasjeve dhe të dhunës në familje. Zvicra ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve me armë zjarri në Evropë.

Sipas ligjit për armë, çdo person i moshës madhore mund të zotërojë armë personale nën kushte të caktuara.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se familjet zvicerane posedojnë rreth 2 milionë armë, ndërsa 240 mijë sosh nuk janë të regjistruara.

Zvicra ka më pak se tetë milionë banorë.
XS
SM
MD
LG