Ndërlidhjet

Navi Pillai viziton Rusinë


Shefja për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkura, Navi Pillai, sot nis vizitën e saj njëjavore në Rusi.

Pillai do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit rus, përfshirë presidentin Dimitri Medvedev, anëtarët e Dumës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Bisedimet do të mbulojnë një sërë çështjesh të të drejtave të njeriut, duke përfshirë diskriminimin, të drejtat e grave, migracionin dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Human Rights Watch e ka kritikuar Medvedevin se ka dështuar të vërë në plan veprimi përmirësimin e të drejtave të njeriut në Rusi.
XS
SM
MD
LG