Ndërlidhjet

Egjipt: Rivendosja e sigurisë, detyra e parë


Kryeministri i Egjiptit, Ahmed Shafik, tha se formimi i qeverisë së përkohshme është prioritet numër një, për të rikthyer sigurinë dhe për të lehtësuar jetën e përditshme të qytetarëve.

Komentet e tij vijnë pas mbledhjes së kabinetit për herë të parë që nga largimi i ish-presidentit Hosni Mubarak.

Ushtria e Egjiptit sot ka hapur për trafik rrugën në sheshin Tahrir të Kajros, duke shpërndarë protestuesit e mbetur.

Udhëheqësia ushtarake nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për tranzicionin, por ka thënë se do të angazhohet për sundimin civil dhe demokratik.

Javët e protestave në Egjipt kanë paralizuar vendin dhe kanë dëmtuar ekonominë.
XS
SM
MD
LG