Ndërlidhjet

Zviceranët votojnë pro mbajtjes së armëve


Votuesit zviceranë kanë votuar bindshëm në favor të së drejtës së tyre për të mbajtur armë.

Rezultatet zyrtare treguan se më shumë se gjysma e kantoneve të Zvicrës janë kundër propozimit për ndalimin e mbajtjes së armëve pas kryerjes së shërbimit ushtarak. Kjo është një praktikë të cilën ky vend e ushtron që nga viti 1874.

Mbështetësit e propozimit kanë argumentuar se ndalimi i armëve do të zvogëlonte numrin e vetëvrasjeve dhe të dhunës në familje.

Qeveria ka thënë se ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për të siguruar se mbi 2 milionë armët në vend nuk keqpërdoren.
XS
SM
MD
LG