Ndërlidhjet

SHBA, BE reagojnë për incidentin në Shkup


Ambasada amerikane në Maqedoni ka bërë thirrje për qetësi pas incidentit që ndodhi në Kalanë e Shkupit.

Në komunikatë thuhet se ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut të qetë dhe konstruktiv.

Ndaj incidentit në Kala ka reaguar edhe zyra e Bashkimit Evropian, e cila kërkoi nga palët të ndërgjegjësohen dhe t’u lejojnë përfaqësuesve politikë legjitimë, të zgjidhin çështjet e hapura.

“Në këtë moment, siguria e bashkëjetesës ndëretnike është shumë e rëndësishme. Lidhur me ndërtimet në kalanë e Shkupit dhe me qëllim shmangien e incidenteve të ngjashme, projekte të tilla duhet së pari të vihen në debate publike”, thuhet në reagim.

Në njoftim thuhet se zyra e BE-së konsideron se dialogu politik duhet të jetë prioritet dhe jo mjet për tejkalimin e tensioneve.
XS
SM
MD
LG