Ndërlidhjet

Bahrein: Përleshje të reja mes protestuesve dhe policisë



Policia e Bahreinit është përleshur me demonstrantët para protestave të paralajmëruara për sot, të cilat janë frymëzuar nga Tunizia dhe Egjipti.

Raportohet se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për t'i shpërndarë protestuesit në fshatin shiit Nevidrat në pjesën jugperëndimore të mbretërisë.

Të paktën 14 njerëz morën lëndime të lehta në përleshjet e sotme dhe gjatë natës.

Mbrëmë, policia gjithashtu u përlesh me protestuesit në fshatin Karzakan, me ç'rast u lëndua një protestues.

Ndërkohë, forcat e sigurisë e kanë shtuar praninë e tyre në kryeqytetin Manama, ku sot pritet të mbahen demonstrata.
XS
SM
MD
LG