Ndërlidhjet

Eshton viziton Tunizinë


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, po qëndron në Tunizi, ku pritet të takojë kryeministrin Muhamed Ganushi dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Qeveria e përkohshme në Tunis u krijua pas revoltës popullore, që detyroi presidentin Ben Ali të largohet pas 23 vjetësh në pushtet.

Tunizia tani planifikon organizimin e një konference ndërkombëtare, për të kërkuar mbështetje ekonomike dhe politike për tranzicionin demokratik të vendit.

Vizita e Eshtonit vjen në kohën kur autoritetet italiane kanë apeluar për ndihmë, për t’ia dalë mbanë me refugjatët tunizianë.
XS
SM
MD
LG