Ndërlidhjet

Gjykatësi i Khodorkovskit mori vendimin nën presion?!


Ndihmësja e gjykatësit që ka dënuar Mikhail Khodorkovskin, tha se gjykatësi ishte nën presion nga lart për të shqiptuar dënimin me burg.

Gjykatësi Viktor Danilkin ka shpallur fajtor ish-pronarin e kompanisë së naftës Yukos, për vjedhje të naftës dhe për përfshirje në pastrim parash, duke e dënuar me 13 vjet e gjysmë heqje lirie.

“Dyshimet e mia bazohen në ato që kam dëgjuar në korridoret e gjykatës. Kam dëgjuar njerëz të afërt të gjykatësit të kenë thënë se vendimi për Khodorkovskin ishte shkruar në Gjykatën e Qytetit të Moskës, se ishte bërë me nxitim dhe se Danilkin nuk kishte të bënte me këtë vendim”, tha asistentja e gjykatësit, Natalia Vasilieva.

Danilkin i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur “shpifje”.

Kryeministri rus, Vlladimir Putin, është parë si nxitësi që ka qëndruar pas procesit të Khodorkovskit. Ky i fundit e pati sfiduar Putinin gjatë presidencës së tij.
XS
SM
MD
LG