Ndërlidhjet

Policia bllokon liderin e opozitës iraniane


Policia iraniane ka bllokuar hyrjen në shtëpinë e liderit opozitar, Mir Hosein Musavi, dhe ka ndërprerë lidhjet e tij telefonike – në përpjekje për ta parandaluar nga pjesëmarrja në protestën e sotme.

Musavi dhe udhëheqësi tjetër i opozitës, Mehdi Karubi, kanë kërkuar leje nga autoritetet për organizimin e një tubimi në shenjë solidarizimi me kryengrytjet popullore në Egjipt dhe Tunizi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka hedhur poshtë kërkesën, duke thënë se liderët e opozitës mund të shprehin solidaritetin e tyre me protestuesit në botën arabe në protestat e sponsorizuara nga qeveria.
XS
SM
MD
LG