Ndërlidhjet

Silvio Berluskoni para gjyqit


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do të dalë në gjyq për akuzat se ka pasur marrëdhënie intime me një prostitutë minorene dhe për shpërdorim të pushtetit.

Një gjykatës në Milano e ka dorëzuar aktpadinë sot.

Prokurorët akuzojnë Berluskonin se ka paguar për shërbime seksuale me një 17-vjeçare dhe më pas është përpejkur ta fshehë atë.

Kryeministri 74-vjeçar i ka mohuar akuzat, duke fajësuar prokurorët se po përpiqen ta largojnë nga pushteti.

Gjykimi është caktuar të nisë më 6 prill.
XS
SM
MD
LG