Ndërlidhjet

BE: Irani të përmbahet nga përdorimi i forcës


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, i ka bërë thirrje Iranit të përmbahet nga përdorimi i dhunës kundër protestuesve.

Ajo tha se Teherani duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve për t’u mbledhur në mënyrë paqësore.

Forcat iraniane të sigurisë të hënën përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë demonstruesit që ishin mbledhur në shenjë solidarizimi me protestat në Kajro dhe Tunis.

Është raportuar për një të vrarë dhe disa të plagosur.
XS
SM
MD
LG