Ndërlidhjet

Egjipti kërkon ndihmë për rimëkëmbjen ekonomike


Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Ahmed Abul Gheit, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të Egjiptit, pas trazirave popullore.

Thirrja e tij u bë në bisedat telefonike që zhvilloi me homologët amerikanë, britanikë dhe sauditë.

Ndërkohë, udhëheqësia ushtarake ka kërkuar nga punëtorët dhe sindikalistët të ndërprejnë protestat, pasi mijëra punonjës publikë të hënën protestuan për paga më të larta.

Ushtria ka abroguar kushtetutën dhe ka shpërndarë parlamentin. Ajo ka thënë se do të sundojë vendin për gjashtë muaj ose deri në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
XS
SM
MD
LG