Ndërlidhjet

Shtrenjtimi i ushqimit varfëron 44 milionë njerëz


Banka Botërore tha se rritja e çmimeve të ushqimit ka shtyrë rreth 44 milionë njerëz në varfëri, që nga qershori i vitit të kaluar.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, tha se “çmimet globale të ushqimit po rriten në nivele të rrezikshme”.

Publikimi i shifrave vjen para takimit të ministrave të G20-ës dhe guvernatorëve të bankave qendrore, që do të mbahet në Paris, më 19 shkurt.
XS
SM
MD
LG