Ndërlidhjet

Jeremiq do të kërkojë OKB të hetojë trafikimin e organeve



Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, paralajmëroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të kërkojë zyrtarisht që ky trup të inicojë mekanizmin hetues për t'i sqaruar pretendimet në raportin e Dik Martit.

Kryediplomati serb tha se duhet të mundësohet që ky mekanizëm hetues të ketë kapacitetin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

"Të gjitha krimet e luftës në ish Jugosllavi deri tash janë hetuar përmes mandatit të Këshillit të Sigurimit të KB-së, dhe këshilli është njoftuar me gjetjet e hetimeve. Nuk duhet të jetë ndryshe as në këtë rast", theksoi Jeremiq.

Ai ka shtuar se vetëm EULEX-i nuk mund t'i kryejë hetimet, sepse nuk ka jurisdikcion territorial mbi të gjitha vendet ku duhet të hetohet ky rast, por vetëm në Kosovë.
XS
SM
MD
LG