Ndërlidhjet

Viktima në protestat në Jemen


Një njeri e ka humbur jetën në protestat në qytetin jugor Aden të Jemenit, kur policia hapi zjarr për t'i shpërndarë qindra protestuesit antiqeveritarë.

Ndërkohë, në kryeqytetin Sana, protestuesit dhe përkrahësit e presidentit të Jemenit Ali Abdullah Saleh, u përleshën sot për të katërtën ditë me radhë.

Protestuesit fillimisht u tubuan para Universitetit Sana, por u penguan të marshojnë drejt qendrës së qytetit, pasi u sulmuan me shkopinj, gurë dhe thika.

Të paktën katër vetë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG