Ndërlidhjet

Akulli bllokon 80 anije në Rusi



Akulli me trashësi një metër ka bllokuar rreth 80 anije 180 km nga porti i Shën Peterburgut në veriperëndim të Rusisë.

Anijet janë bllokuar disa ditë më parë, por shtresa e akullit është rritur në saje të temperaturave tejet të ulta, deri - 20 gradë Celzius.

Një zyrtar i portit tha se janë angazhuar dymbëdhjetë akullthyese, por situata mund të mos ndryshojë deri në fund të shkurtit.
XS
SM
MD
LG